Masa mbrojtëse në Aeroportin e Shkupit, për shkak të virusit kinez

Ka shkuar në rreth 450 numri i të prekurve nga virusi Korona, i cili ditë më parë u shfaq në një qytet Kinez. Ndërsa tashmë 9 të tjerë kanë humbur jetën. Pos në Kinë, virusi është përhapur edhe në Korenë e Veriut dhe Tailandë, dhe në Amerikë. Shërbimet shëndetësore kineze kanë bërë thirrje që njerëzit as të mos shkojnë e as të mos dalin nga Vuhani- qyteti kinez i cili është epiqendra e këtij virusi. “Mos shkoni në Vuhan. Dhe për ata që janë në Vuhan – ju lutemi mos e dilni nga qyteti”-tha Li Bin, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë. Autoritetet vendore thanë se në Aeroportin e Shkupit do të vendosen materiale informative për të gjithë udhëtarët, e posaçërisht për ata që udhëtojnë drejt Kinës. Sipas tyre situata është nën kontroll dhe për momentin nuk ka vend për panikë si dhe për vendosje të masave të posaçme.
“Do të vendosim materiale informative deri te Aeroporti i Shkupit për të gjithë udhëtarët, me masat parandaluese të cilat duhet të ndërmerren nga udhëtarët derisa udhëtojnë për në Kinë. Të iu ikin tregjeve ku ka kafshë të gjalla shtëpiake dhe të egra, të ju ikin kontakteve me ata të cilët kanë infeksione respiratore, dhe derisa ata vetë kanë infeksione respiratore duhet të kenë kujdes me higjienën respiratorë”, pohoi Vladimir Mikiq, Komisioni për Sëmundje ngjitëse.
Në Komisionin për sëmundje ngjitëse sot kanë konstatuar se nuk ka nevojë as për vendosjen e kamerave termike nëpër Aeroporte.