Pendarovski në Izrael takon homologët e Finlandës, Qipros dhe Gjeorgjisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në forumin në Izrael me rastin e Ditës ndërkombëtare për përkujtim të Holokaustit, realizoi takime me disa shefe të shteteve pjesëmarrëse në forum.

Në takimin me presidentin e Republikës së Finlandës, Sauli, Ninisto, presidenti Pendarovski është falënderuar për mbështetjen parimore për perspektivën tonë evropiane gjatë kryesimit të kaluar gjashtëmujor finlandez me BE-në dhe theksoi se të dy shtetet ndërtojnë marrëdhënie miqësore.

Presidenti Pendarovski, në takimin me Nikos Anastasijadis, president i Republikës së Qipros, shprehu kënaqësi nga marrëdhëniet e vendosura diplomatike dhe theksoi se Maqedonia Veriore është tërësisht e përgatitur për zhvillim të përbashkët të marrëdhënieve miqësore me Qipron në sferat me interes të përbashkët, posaçërisht në kulturë, tregti dhe turizëm, përcjell TV21.

Me presidenten e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve dhe mundësitë për avancimin e tyre, me ç’rast është theksuar nevoja nga vendosja e kornizës juridike bilaterale në të gjithë sferat nga interesi i ndërsjellë, si bazë për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit, posaçërisht në sferën e ekonomisë.

Presidenti Pendarovski dje dhe sot në Jerusalem, Izrael po merr pjesë në forumin e liderëve  me rastin e Ditës ndërkombëtare për përkujtim të Holokaustit – 27 janari dhe 75-përvjetori nga çlirimi i logorit nazist të vdekjes Aushvic-Birkenau.

Please publish modules in offcanvas position.