Spasovski në takim me Shoqatën e Gjykatësve

Kryeministri i RMV-së, Oliver Spasovski, sot priti delegacion nga Shoqata e gjykatësve të udhëhequr nga kryetari i shoqatës, dr. Xhemali Saiti. Në takim mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska.

Kryeministri theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në dialogun me Shoqatat e gjykatësve deri në arritjen e qëllimit përfundimtar – përmbushje e kërkesave të tyre mes të tjerash rritje të koeficientit të pagave të gjykatësve.

“Ky proces duhet të udhëhiqet nëpërmjet dialogut dhe partneritetit. Në bazë të propozimit tuaj për rritjen e pagave, duhet të bëhet edhe analizë në Ministrinë e Financave dhe të vërtetohet dinamika e përgatitjes së zgjidhjes ligjore për këto kërkesa,” iu drejtua Spasovski gjykatësve.

Kryetari i Shoqatës së gjykatësve, dr. Xhemali Saiti shprehu kënaqësinë nga rrjedha e dialogut me Qeverinë dhe nga procesi inkluziv i cili mundëson zgjidhjen e këtyre çështjeve nga interesi i gjykatësve dhe gjyqësorit.

Përfaqësuesit e Shoqatës theksuan se vazhdojnë bisedimet me Qeverinë dhe është vërejtur përparim për të gjitha çështjet e hapura. Bisedimet për rritjen e koeficientit të vazhdojnë dhe është vërtetuar se për këtë çështje është formuar grup pune.
Përfaqësuesit e Shoqatës së gjykatësve shprehën optimizëm dhe nga takimi i mëparshëm me ministren e Drejtësisë, Renata Deskovska.

Please publish modules in offcanvas position.