Fansat e LA Lakers mblidhen në nderim të Bryantit

Qindra fansa të LA Lakers janë mbledhur para “Staples Center” për të kujtuar legjendën, Kobe Bryant, që vdiq në një aksident ajror të dielën në mëngjes në Kaliforni.

Siç raporton “ABC News” ata janë dëgjuar teksa kanë brohorit “Faleminderit, Kobe”.

Bryant ishte legjendë e LA Lakers. Aty luajti për 20 vjet dhe fitoi pesë tituj kampioni.