Presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel shqyrtoi punimet në sistemin e kolektorëve të grumbullimit të ujërave të zeza të Vardarit

Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, ishte pjesë e delegacionit, i cili së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Sharl Mishel , i cili po viziton vendin tonë, Euro-ambasadorin Samuel Zbogar, Zëvendës Kryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani, dhe Nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve Endrju Mekdauel vizitoi vendin ku po kryhen punimet në sistemin e kolektorëve të grumbullimit të ujërave të zeza dhe truallin ku do të ndërtohet impianti i trajtimit të ujërave të zeza të Qytetit të Shkupit.

"Më në fund do të gjejmë një zgjidhje për ujërat e zeza në vendin tonë. Ky është një projekt shumë i madh për të cilin ne jemi shumë krenarë dhe ecim përpara. Presim që sistemi i kolektorëve të përfundojë deri në fund të vitit dhe gjithashtu këtë vit të fillojë procesi i ndërtimit të impiantit të trajtimit. Ky projekt është një garanci që lumenjtë tanë do të jenë më të pastër në të ardhmen. Dhe gjithashtu se do të kemi bashkëpunim më të mirë me fqinjët tanë pasi lumenjtë tanë derdhen në vendet e tyre ", tha Ministri Nuredini, duke theksuar se ky është investimi më i madh mjedisor në vendin tonë së bashku me BE dhe institucione të ndryshme.

Ndërtimi i kolektorëve të ujërave të zeza në anën e majtë dhe të djathtë të lumit Vardar në Komunën e Aerodromit të Shkupit pritet të përfundojë deri në fund të vitit, pas së cilës do të fillojë ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza të Qytetit Shkup.
Projekti i Përmirësimit të Infrastrukturës për Grumbullimin e Ujërave të Zeza në Shkup është financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet prej 9,680,140 EUR, 27 euro.