Gjashtë ambasadorët e sapoemëruar do të referojnë para komisionit për politikë të jashtme

Komisioni i Kuvendit për politikë të jashtme sot do të mbajë dy seanca, ku do të shqyrtohet Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për punë të jashtme, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, të parashtruar nga Artan Grubi dhe Juliana Nikollova, dhe e dyta, ku gjashtë ambasadorët e sapoemëruar do të referojnë për aktivitetet e tyre të ardhshme.

Deputetët Grubi nga BDI-ja dhe Nikollova nga PLD-ja deri te Kuvendi kanë parashtruar ndryshime të Ligjit për punë të jashtme me procedurë të shkurtuar dhe atë vetëm në një nen në pjesën e kushteve që duhet t’i plotësojnë kandidatët për ambasadorë.

Propozojnë në nenin 36 paragrafi 1, alineja 1 të ndryshohet dhe të jetë “të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërsa në paragrafin 2 të shtohet paragraf i ri dhe të jetë: “Personi i cili ka shtetësi të shtetit tjetër nuk mund të emërohet ambasador në shtetin ku ka shtetësi”.

Në seancën e pasdites para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për politikë të jashtme platformat e tyre për aktivitete diplomatike do t’i prezantojnë Teuta Agai Demjaha në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Shpresa Jusufi në përfaqësinë diplomatike-konsullore në Prishtinë, Shaban Jashari në përfaqësinë diplomatike-konsullore në Doha, Svetllana Geleva në Misionin e Këshillit të Evropës në Strasburg, Danço MArkovski në përfaqësinë diplomatike-konsullore në Tiranë dhe Faton Bejta në përfaqësinë diplomatike-konsullore në Kopenhagë. .

Please publish modules in offcanvas position.