Virusi Korona ka tejkaluar ndërkohë virusin SARS

Ndërkohë nga Virusi Korona kanë vdekur më shumë njerëz se në kohën e pandemisë SARS – prara 17 vitesh. Vetëm të shtunën kanë vdekur 89 persona. Numri po shtohet.

Sipas të dhënave zyretare, deri tani në Kinë kanë vdekur 811 persona nga virusi i ri Corona. Si pasojë e Pandemisë SARS të shkaktuar po ashtu nga Coronavirusi kanë vdekur në vitin 2002/2003 në mbarë botën 774 persona. Por asokohe janë regjistruar vetëm 8096 njerëz të infektuar nga ky virus, ndërsa sot vetëm në Kinë ka të infektuar mbi 37.200 persona. Ndaj proporcioni mes të infektuarve dhe të vdekurve dallon shumë.

Kjo mbase ka të bëjë edhe me përpjekjet mbarëbotërore për koordinimin e aksioneve dhe për parandalimin e përhapjes së virusit. Vendet e tjera kanë vendosur që sa më parë të nxjerrin shtetasit e tyre nga zonat e prekura në Kinë dhe shumicën dërmuese i kanë kthyer në vendlindje, ku janë vendosur në karantinë. Një avion me 200 britanikë, gjermanë dhe shtetas të tjerë ka mbërritur nga qyteti Wuhan në një aeoroport ushtarak, në afërsi të Oxfordit. Ministria e Jashtme gjermane ka falënderuar autoritetet britanike për këtë aksion.

Në Berlin janë kthyer të hënën rreth 20 shtetas gjermanë nga Wuhani. Të kthyerit u janë nënshtruar menjëherë të gjitha kontrolleve, për të konstatuar, nëse janë infektuar me virusin e ri dhe menjëherë janë dërguar në një spital të Kryqit të Kuq, ku janë izoluar për një kohë të caktuar.

Të gjithë pasagjerët po kontrollohen. Rezultatet e para do të publikohen ditën e hënë, por të gjithë ata do të mbeten 14 ditë në spital, për të evituar çdo lloj rreziku nga ndonjë infektim. Pra më shumë se një jave, nga Kina janë kthyer në Gjermani rreth 100 shtetas të tjerë gjermanë, me një avion të Bundeswehrit. Ata kanë mbërritur në Frankfurt am Main.

Jashtë Kinës deri tani janë regjistruar 300 raste të infektimeve, ndër ta 14 në Gjermani. Deri tani janë regjistruar vetëm dy raste të vdekjeve – në Filipine dhe në Hongong. Rastet tjera të vdekjeve janë regjistruar në Kinë – më së shumti në Wuhan.

Please publish modules in offcanvas position.