Koronavirusi tashmë ka lënë mbi 1000 të vdekur

Koronavirusi mund të infektojë më shumë se 60 për qind të populates globale në rast se metodat e kontrollit dështojnë. Këto paralajmërime i ka bërë një zyrtar i njohur mjekësor i Hong Kongut.

Prof. Gabriel Leung, Kryetar i Mjekësisë Publike të Shëndetit në qytet, gjithashtu tha se nëse shkalla e vdekjes arrin vetëm në një përqind, kjo nuk do të thotë se virusi nuk do jetë në gjendje të vrasë mijëra njerëz.

Janë më shumë se 43,000 raste të raportuara në botë deri më tani, me më shumë se 1.000 vdekje për shkak të virusit.

Prof Leung i tha The Guardian gjatë një vizite në Londër se përparësia tani është vendosja e madhësisë dhe formës së ‘ajsbergut epidemik’.

Ajsbergu epidemik përdoret për të përshkruar përhapjen e virusit.