LSDM: Republika e Maqedonisë së Veriut vendi i 30-të anëtar i NATO-s

Kuvendi e ka ratifikuar Marrëveshjen Veriatlantike për inkuadrim të Republikës të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s.

Është realizuar  një nga qëllimet e rëndësishme strategjike – Maqedonia e Veriut vendi i 30-të anëtar i NATO-s, krah për krahë me më të fuqishmit, shtetet më të fuqishme demokratike  në botë!

Pas shumë viteve dhe dekadave bllokada, regjim, stagnim, izolim, pas shumë vitesh negociata rraskapitëse, përfundimisht e hapëm rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Anëtarësimi në NATO nuk do të thotë vetëm siguri, do të thotë më shumë investime, qasje te tregjet e reja, vende të reja pune dhe  më shumë para për çdo qytetar.

Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, dhe me Nënshkrimin e Protokollit për inkuadrim nga ana e anëtareve të NATO-s, filluan të ndjehen përfitimet ekonomike, të rriten investimet.

Pagat i ritëm në të gjitha sektoret. Vetëm për 2,5 vitet e fundit pagën minimale e rritëm për 60%. Paga mesatare ka  rritje më të lartë dhe më të shpejtë ekonomike. Ekono(MEDIAL)prej 1.2% vetëm për 2,5 vjet sërish rritet edhe deri në 4%. Papunësinë e zvogëluam  në 17.1% historike, hapëm mbi 60.000 vende të reja pune. Këto janë vetëm një pjesë e përfitimeve të NATO-s.

Së bashku me qytetarët kemi bërë kthesë. Prej këtu, atdheu ynë  mundet vetëm përpara, asesi prapa. Nuk ka kthim prapa, shkojmë me hapa të mëdhenj përpara.

Paralajmërimet për  kthim të hapit prapa janë të rrezikshme, antiperëndimore dhe antishtetërore,  paralajmërime për kthim në kohët e izolimit, bllokadave, të grindjeve me fqinjët, kohët e pasigurisë.

Shteti ynë  kohë të gjatë ishte në atë gjendje dhe për atë ne, së bashku me qytetarët  nuk do të lejojmë sërish të kthehemi prapa në të kaluarën e errët.

Please publish modules in offcanvas position.