Timonie: Hyrja në BE varet shumë nga besueshmëria e gjyqësorit tuaj

Ambasadori francez, Kristijan Timonie thotë se është e rëndësishme të miratohet Ligji për Prokurorinë publike dhe se hyrja e vendit në Bashkimin Evropian varet shumë nga besueshmëria e gjyqësorit dhe nga lufta e fortë kundër korrupsionit.

“Është e dëshirueshme dhe e rëndësishme të miratohet Ligji për Prokurorinë publike, pasi që kjo ka qenë një kërkesë kohë më parë e Bashkimit Evropian dhe e shteteve anëtare, pasi që me këtë duhet të forcohen por edhe të mbyllen të gjitha procedurat gjyqësore të hapura dhe të iniciuara nga Prokuroria Speciale Publike. Është e nevojshme të forcohet korniza ligjore, por gjithashtu edhe të rikujtohemi në disa parime në lidhje me pritjet e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me këtë vend dhe në veçanti në lidhje me BE-në, pasi bëhet fjalë për rivendosjen e ndjenjës për përgjegjësi, por edhe për krijimin e një gjyqësie që do të jetë e lirë nga robëria e partive”, tha Timonie në një intervistë për Agjencinë e lajmeve “Makfaks”.

Ambasadori francez nënvizoi se është gjithashtu e nevojshme të vendoset një kornizë për luftë kundër korrupsionit, por edhe për të gjitha fenomenet që janë shfaqur ose janë akoma të pranishme në drejtim të përzierjes së çështjeve financiare me çështjet politike të cilat, siç tha ai, “e minojnë zhvillimin ekonomik dhe besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor”.

“Jashtë çështjeve të lidhura me adoptimin, por edhe me negociatat e komplikuara për miratimin e ligjit, unë mendoj se nuk duhet të heqim dorë nga ai horizont, sepse ky është qëllimi i hyrjes tuaj në Bashkimin Evropian një ditë, gjë që varet shumë edhe nga besueshmëria e gjyqësorit por edhe nga lufta e fortë kundër korrupsionit”, theksoi ambasadori.

Vizitën në Paris të zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ambasadori Timonie e vlerësoi si “konstruktive dhe miqësore” dhe tha se theksi kryesor ishte vendosur në dokumentin e Komisionit Evropian për përforcimin e procesit të pranimit.

“Metodologjinë e që e propozoi Komisioni në pjesë të madhe përmban propozimet e qeverisë franceze. Ne jemi duke pritur se do të reagojnë shtetet tjera anëtare në lidhje me dokumentin, por mua më duket se gjithçka po shkon në drejtim të mirë”, thotë Timonie.

Ambasadori theksoi se ishte në dijeni që në vend ekziston zhgënjim nga Franca, e cila ishte kundër zgjerimit të BE-së me anëtarë të rinj. “Le të shpresojmë që metodologjia e re do të jetë një tren që do të arrijë shpejtësi më të madhe se ai i mëparshmi”, tha në një intervistë për “Makfaks” ambasadori Timonie. 

Please publish modules in offcanvas position.