Dimitrov për vizitë zyrtare në Spanjë, në tryezë edhe ratifikimi Protokollit për anëtarësim në NATO

 

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër më 19 shkurt do të jetë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës me ftesë të ministres spanjolle të Punëve të Jashtme, BE dhe bashkëpunim, Arancha González Laya.

“Në agjendën e bisedimeve të dy ministrave do të jenë çështjet e përfundimit të procesit të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, nga ana e Kuvendit spanjoll, bashkëpunimi në kuadër të procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, si dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale”, njoftojnë nga MPJ

ër të vizitës së tij në Madrid, ministri Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Asamblesë kuvendare tv Kuvendit Spanjoll, Mirchel Batet.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për shkak të zgjedhjeve kuvendare javën e kaluar para kohe miratoi Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO, kurse ratifikimi do të vlejë pas publikimit në ‘Gazetën zyrtare’ kur Kuvendi spanjoll do të votojë ratifikimin si vend i fundit anëtar i NATO-s.

Please publish modules in offcanvas position.