Zhbogar: Ligjet e miratuara reformuese e vërtetojnë angazhimin e vendit për t’u integruar në BE

E përshëndes miratimin e më shumë ligjeve reformuese, duke e përfshirë edhe Ligjin për Prokurorinë Publike. Implementimi i tyre duhet ta përforcojë qeverisjen e së drejtës dhe do të mundësojnë profesionalizim dhe efikasitet më të mirë të gjyqësisë për mirëqenien e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, publikoi sot euroambasadori i vendit, Samuel Zhbogar, në një deklaratë me shkrim.

Euroambasadori, në deklaratën me shkrim, thekson se e përshëndet faktin që Kuvendi para se të shpërndahet për shkak të zgjedhjeve të caktuara më 12 prill, i solli edhe Ligjin për Këshillin për Prokurorë Publike dhe Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata.

Këto ligje, së bashku me Ligjin për persona pa status të rregulluar qytetar dhe Kodin zgjedhor, korrespondojnë me rekomandimet e Raportit të BE-së për vendin dhe e vërtetojnë angazhimin e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, thekson Zhbogar. .

Please publish modules in offcanvas position.