Pasaporta për të sëmuret dhe ata me procedurë të shpejtë

Rreth 16 mijë e 500 qytetarë kanë caktuar termin për pasaportë të re, por dokument udhëtimi do të marrin vetëm 650 persona të cilët tashmë kanë aplikuar me procedurë të shpejtë. Problemi mbetet, kurse ndërpritet caktimi i terminëve. MPB-ja disponon me vetëm 3.700 pasaporta, bëri me dije ministri Naqe Çulev. Pasaportat e tjera do të ruhen për qytetarët që do të keni nevojë për trajtim urgjent mjekësor.

Çulevi tha se dërgesa me 100 mijë pasaporta e reja pritet të arrijë më së voni deri më 24 mars, të cilat do të jenë me emrin e vjetër të shtetit, kurse në pasaportat që do të lëshohen nga shtatori do të figurojë emri i ri kushtetues.

Për ta zgjidhur problemin, ministri ka kërkuar ndihmë nga Qeveria dhe ka biseduar edhe me kryeministrin Oliver Spasovski, i cili ka intervenuar te firma gjermane “Veritas”, por megjithatë ende nuk është gjetur zgjidhje për këtë çështje. Javën e kaluar, Spasovski i porositi Çulevit – në vend që të mbajë konferenca, ta zgjidhë problemin.

Çulevi, në konferencën e sotme tha se nga Prokuroria për krim të organizuar ka kërkuar që të hapë procedurë lidhur me furnizimin e çizmeve për polici nga kompania “Pinko Kiril”. Ka indikacione për keqpërdorime, sepse të gjitha procedurat dhe standardet janë shkelur, prandaj kërkojmë që Prokuroria të hapë procedurë, tha Çulevi.

Please publish modules in offcanvas position.