Dimitrov në Spanjë, pritet ratifikimi i Protokollit

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme, BE dhe bashkëpunim, Arança Gonzales Laja.

Siç kumtoi MPJ, në agjendën e bisedimeve të dy ministrave do të gjenden çështjet për rrumbullakësimin e procesit të ratifikimit të Protokollit inkuadrues për anëtarësim të vendit tonë në NATO, nga ana e Parlamentit spanjoll, bashkëpunimi në kuadër të procesit euro-integrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe gjendja rrjedhëse dhe perspektivat për avancim të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, njofton Alsat-M.

Në kuadër të vizitës në Madrid, ministri Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së ulët të Parlamentit spanjoll, Meriçel Batet.

Kuvendi i RMV-së për shkak të shpërndarjes për zgjedhjet e parakohshme parlamentare javën e kaluar para kohe e miratoi protokollin për anëtarësim të shtetit në NATO, ndërsa ratifikimi fillon të vlejë pas publikimit në “Gazetë zyrtare” pasi që parlamenti spanjoll do ta votojë si anëtarja e fundit e 29-të e NATO-s

Please publish modules in offcanvas position.