Muaji mars kyç për anëtarësimin e plotë në NATO dhe nisjen e negociatave me BE-në

Pas paralajmërimit të Spanjës për përshpejtimin e procedurës për ratifikimin e protokollit për në NATO dhe mbështetjen për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe qëndrimin e presidentit francez Emannuel Macron se do të mbështesë nisjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, nëse rezultatet e raportit të Komisionit Evropian që duhet të publikohen në mars, janë pozitiv, e bëjnë marsin muaj kryesor në kalendarin e euro-perspektivave të vendit.

Shefja e diplomacisë së Spanjës Aranca Gonzales Laja, në konferencë për shtyp së bashku me Nikolla Dimitrovin, tha se Spanja do të mbështet fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në mbledhjen e Këshillit Evropian në muajin mars. 

Ajo tha se Spanja punon me Francën për të siguruar konsensus për këtë çështje, duke shtuar se ka diskutuar edhe me sekretarin shtetëror për BE Huan Gonzales Barba, si dhe me homologen e saj franceze, Amelie de Montchalin.

Dimitrov deklaroi se me metodologjinë e re të propozuar nga Komisioni Evropian, e cila parashikon shpërblim për ata që kanë përfunduar detyrat e shtëpisë dhe ndëshkimin për ata që kanë ngecur, do të jetë shumë e vështirë, madje edhe e turpshme, t’i thuhet përsëri jo Maqedonisë së Veriut.

Please publish modules in offcanvas position.