ERDOGAN PRANON: Unë personalisht dhe partia ime AKP e kemi shpallur Lëvizjen Gylen si organizatë terroriste dhe kemi hapur luftë ndaj tyre

Presidenti turk Erdogan gjatë një fjalimi para kuvendit të partisë, në lidhje me lëvizjen Gylen deklaroi : Unë personalisht dhe partia ime AKP e kemi shpallur Lëvizjen Gylen si organizatë terroriste dhe kemi hapur luftë ndaj tyre

Fjalët e Erdoganit janë përgjigje ndaj akuzave se AKP është përkrahëse politike e FETO-s

Të gjithë kanë pjesë apo meritë në rritjen e FETO ( mendohet në lëvizjen Gylen) në këtë shtet, por unë p[personalisht dhe partia ime AKP arritëm që ta shpallim për organizatë terroriste dhe të hapim luftë kundër tyre.  Shumë mire i njoh këto procese dhe e di se vetëm një lider në këtë shtet nuk u pajtua me  FETO, dhe ky është ish kryeministri Erbakan deklaroi Erdogan para deputetëve të partisë së tij.

Erdogan e akuzoi partinë më të madhe opozitare XHHP si përkrahësin më të madh të lëvizjes Gylen, duke pretenduar se gjatë sundimit të tij të gjithë qytetarët kanë pasur të njëjtat të drejta.

Edhe unë u takova me ato, nuk ka nevojë që ta fsheh atë- shtoi ai në deklaratën e tij. Sipas Erdoganit, forcat sekrete të Turqisë e mbështesin lëvizjen Gylen.

Ne jemi të vetmit të cilët në vitin 2010 filluam luftën kundër tyre- deklaroi Erdogan.

ERDOGAN PREMTON SE DO TI PËRCJELL GJYKIMET PËR PARKUN GEZI

Erdogan në fjalimin e tij përmendi edhe aktgjykimet  e djeshme për lirim në lidhje me të akuzuarit për protestat nga Parku Gezi.

Me sa  duket protestat e tyre për mbrojtjen e Parkut Gezi janë shndërruar në një rebelim kundër shtetit dhe sundimit civil. Këto protesta janë një sulm ndaj shtetit dhe popullit të vendit tonë, si të gjitha puçet deri më tani dhe përpjekja për grusht shteti ushtarak FETO i 17 dhjetorit 2013 dhe 15 korrikut 2016.

Erdogan akuzoi Sorosin për zhvillimet në Parkun Gezi dhe shtoi se ai nuk do të lejojë liri të plotë për ata që janë liruar nga këto akuza.

Please publish modules in offcanvas position.