Qytetarët do të mund të dorëzojnë kërkesa rreth Listës Zgjedhore

Prej sot deri më 11 mars në mesnatë qytetarët do të mund ta kontrollojnë Listën Zgjedhore, nëse janë ose jo të regjistruar.

Kontrollimi i Listës Zgjedhore mund të bëhet përmes web-faqes së KSHZ-së (www.sec.mk), duke klikuar tek opsioni Lista Zgjedhore, ndërsa më pas duhet të shënohet numri amë. 

Në rast se nuk janë të regjistruar, ose dëshirojnë të bëjnë ndryshime, qytetarët deri më 11 mars kanë afat të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim dhe fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore, ndërsa këtë mund ta bëjnë në departamentet ose zyrat rajonale të KSHZ-së.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski, ju bëri thirrje qytetarëve që ta kontrollojnë Listën Zgjedhore dhe të dhënat e tyre, ndërsa shtoi se ata që nuk kanë letërnjoftime të vlefshme nuk do të mund të votojnë.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen 12 prill./Telegrafi/

Më poshtë e keni mënyrën se si mund të kontrolloni nëse jeni të regjistruar në Listën Zgjedhore:

Please publish modules in offcanvas position.