Shënohet 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Boris Trajkovski

Me vendosjen e luleve tek varri i Boris Trajkovskit, sot do të shënohet 16 vjetori i vdekjes së tij.

Siç njoftojnë nga qeveria, mininistri për Diasporë Edmond Ademi do ta udhëheqë delegacionin qeveritare, ndërsa do të marrin pjesë edhe ministri për Investime Elvin Hasan dhe zv.ministri i Kulturës Vlladimir Llazovski.

Në këtë ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrje e përfaqësuesve të Qeverisë së Bosnjës e Hercegovinës dhe Bashkisë së Mostarit.

Ndryshe, para 16 vjetëve asokohe presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, ndërroi jetë pas një aksidenti me avion.

Please publish modules in offcanvas position.