Rrezik nga koronavirusi, ndalohet hyrja në Mekë dhe Medinë

Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndaloje vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medinë.

Ky vendim shikohet si një masë për të evituar rrezikun e infektimit të qytetarëve me koronavirus.

Pas këtij vendimi besimtarët myslimanë nuk do mund të bëjnë ritin e Umre-s në këtë periudhë.

Për sa i përket ritit të Haxhit i cili do të zhvillohet nga fundi i korrikut nuk është marrë akoma vendim, shkruan BBC.

Arabia Saudite ka ndaluar të gjithë udhëtarët që vinin nga vendet e prekura.

Kujtojmë që deri tani, Arabia Saudite nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus

Please publish modules in offcanvas position.