Priten rezultatet nga testi për praninë e koronavirusit edhe te një person

Në këtë moment priten testet për prezencën eventuale të koronavirusit edhe të një personi i cili ka ardhur nga Roma dhe është paraqitur në Klinikën për Sëmundje Infektive me shenja të gripit.

Rezultatet do të jenë të gatshme për një orë e gjysmë pas të cilës opinioni do të informohet, tha në konferencën sot pasdite ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Paraprakisht negative për praninë e koronavirusit ishin testet e dy pacientëve të testuar, një shofer kamioni i cili ka ardhur nga veriu i Italisë dhe një paciente e cila ka udhëtuar nga Roma.

Për momentin, tashmë është e hospitalizuar një paciente në Klinikën Infektive në Shkup, e cila me furgon ka udhëtuar nga Milano dhe është rasti i vetëm i regjistruar me virusin COVID 19.

“Pacientja, te e cila ishte konfirmuar virusi korona ndjehet mirë dhe nuk ka komplikime serioze”, tha Filipçe.

Personat me të cilët ishin në kontakt tashmë janë kontaktuar. Edhe ata gjenden në izolim shtëpiak, ndërsa epidemiologët e Qendrave për Shëndet Publik prej në mëngjes tashmë janë në terren dhe i anketojnë, sipas procedurës së konfirmuar.

“Të gjithë udhëtarët të cilët kanë udhëtuar nga Italia me pacienten që mbrëmë janë kontaktuar dhe gjenden në izolim në kushte shtëpiake në bashkëpunim me MPB-në. Pjesa më e madhe e udhëtarëve nuk kishin kontakt me masë më të madhe të njerëzve, por me familjen. Në mbledhjen e sotme të komitetit do t’i shqyrtojmë mundësitë për vazhdimin e izolimit shtëpiak ose transportimin e këtyre personave në repartet infektuese, të caktuara për izolim”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në ndërkohë, Qeveria i njoftoi të gjithë të punësuarit në institucionet shtetërore dhe lokale dhe nëpër ndërmarrje, të punësuarit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lart, si dhe të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët në dy javët e fundit kanë udhëtuar ose jetojnë me dikë që ka udhëtuar në vendet/rajonet në vijim: rajonet Lombardia, Veneto, Emilia Romanja, Piemont në Itali, si dhe Republika Popullore e Kinës, Hong-Kongu, Irani, Japonia, Makau, Filipinet, Republika e Koresë, Singapori, Tajvani, nuk duhet të shkojnë në punë, shkollë apo universitet dhe duhet ta informojë institucionin, ndërmarrjen dhe institucionin arsimor.

Në këtë mënyrë do të grumbullohen informacionet relevante për situatën me koronavirusin që të munden institucionet me kohë dhe në mënyrë efikase të reagojnë.Personave u kërkohet të telefonojnë menjëherë telefonat e kontaktit në qendrat e shëndetit publik.

Në Manastir – 071 / 261-330,
Veles – 071 / 219-278,
Gjevgjeli – 078 / 545-444,
Kocani – 071 / 373-913,
Kumanovë – 070 / 215-851,
Ohër – 070 / 723-029,
Prilep – 076 / 475-747,
Shkup – 071 / 289-614,
Strumicë – 072 / 235-543,
Tetovë – 075 / 240-464,
Gostivar – 076 / 365-161,
Shtip – 078 / 365-613, dhe
në telefonin e Institutit për shëndet publik – 078/387-194,
“Alo doktor” – 02 /15-123.

“Të gjitha shërbimet kompetente me kohë dhe përgjegjësi ta zbatojnë protokollin. Apelojmë deri te qytetarët që të mos krijohet panik dhe të informohen për gjendjen vetëm nga burime dhe informacione zyrtare. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të informojë rregullisht për situatën”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Please publish modules in offcanvas position.