Koronavirusi, dy shtetas të Bullgarisë nën izolim në Manastir

Dy qytetarë bullgarë që punojnë në kombinatin Pelagonija janë izoluar në Manastir, konfirmuar nga Qendra e Shëndetit Publik për SDK.

Punëtorët nuk kanë simptoma të koronavirusit, por janë nën mbikëqyrje shëndetësore sepse më parë kanë vizituar Italinë. Ata gjatë ditës së djeshme janë lajmëtar në Qendrën për Shëndet Publik në Manastir për kontrolle të mëtejshme.