Nesër takim i ri i përfaqësuesve partiake me Vanhaute

Nesër takim i ri i përfaqësuesve partiake me Vanhaute

Për nesër pasdite është planifikuar një takim i ri i grupit të punës të përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos me ndërmjetësuesin Peter Vanhaute.

Ndërmjetësuesi Vanhaute pas përfundimit të bisedimeve të sotme deklaroi se në tryezë ishin propozimet e VMRO-DPMNE-së dhe se për shkak të konsultimeve partiake për ata, një takim i ri do të mbahet nesër në orën 17:30 në Klubin e Deputetëve.

Para fillimit të takimit sot ndërmjetësuesi belg deklaroi se ka propozime të reja për mediat dhe për spastrimin e Listës zgjedhore nga ana e VMRO-DPMNE-së si përgjigje për sugjerimet e mëparshme të LSDM-së.

Vanhaute nuk i komentoi propozimet dhe tha se ato fillimisht duhet të shqyrtohen.

Në takim morën pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.