Karburantet lirohen për 3,5 denarë për litër

Karburantet lirohen për 3,5 denarë për litër

Benzinat dhe dizeli prej sonte në mesnatë lirohen për 3,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet zvogëlimi i rafinerive dhe i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 14,35 përkatësisht për 8,83 denarë.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 arrin 57,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 59,5 ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 39 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohet për 4 denarë për litër dhe do të kushtojë 27,5 denarë.

Me vendimin e KRRE-së për 2,467 denarë për kilogramë zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 dhe do të arrijë 12,857 denarë për kilogramë.

Si arsye për zvogëlimin e çmimit të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja e potencojnë për 19,51 për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,143 denarë kursi më i lartë i dollarit në raport të denarit.