Zhbogar: BE-ja do ta ndihmojë Maqedonine e Veriut

Euroambasadori Samuel Zhbogar përmes profilit të tij në Tuiter  e paralajmëroi ndihmën  e BE-së për Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me koronavirusin.

“Të gjithë jemi së bashku në luftën  kundër virusit të keq. Në këtë kohë të nevojës, BE-ja  do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut deri në 4 milion  euro për nevoja urgjente, 50 milion për rikuperim social dhe ekonomik, 9 milion për sektorin privat dhe deri 3 milion euro  mbështetje direkte buxhetore”, shkruajti euroambasadori Zhbogar.

Ai e përshëndeti edhe vendimin e BE-së për fillim të negociatave  inkuadruese me vendin.

“Jam krenar  që edhe në këto kohë të rënda,  vendet-anëtare të BE-së i pranuan përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe vendosën të fillojnë  negociata për inkuadrim. Filloi udhëtimi ynë i përbashkët. #idninazaedno #napredzaedno #EUsoTebe #EUwithU”, porosit euroambasadori Samuel Zhbogar.  .

Please publish modules in offcanvas position.