MSH-Maqedoni: Mbani distancë prej dy metrash në markete

Mbani distancë prej dy metrash kur shkoni në markete ose kur komunikoni me njerëzit, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në këtë mënyrë parandaloni përhapjen e coronavirusit dhe shpëtoni jetë. Qytetarët gjatë periudhës së inkubacionit mund të jenë transmetues dhe nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjen. Nëse keni simptoma, mos u afroni me më të rriturit që janë më të rrezikuar nga virusi”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.Maqedoni tani për tani ka 148 persona me Covid-19 ndërsa sipas qyteteve, 88 raste ka në Shkup, 40 në Dibër, tetë në Kumanovë, shtatë prej Shtipit, dy prej Kavadari dhe Ohri dhe një rast në Gostivar.

Please publish modules in offcanvas position.