Njëzet e nëntë raste të reja me koronavirus, gjithsej 177

Njëzet e nëntë raste të reja me koronavirus, gjithsej 177

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja të koronavirusit në vend, prej të cilëve në Shkup 20, Kumanovë tre, Veles tre, Prilep dy dhe në Dibër një rast.

Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 sot deri në ora 12 është 177 persona, prej të cilëve një është shëruar dhe dy kanë vdekur.

Sipas vendit të jetesës, deri tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup – 108, në Dibër – 41 dje një i vdekur, në Kumanovë – 11 dhe një i vdekur, në Shtip – shtatë, Veles – tre, Kavadar – dy, Ohër – dy, Prilep – dy dhe në Gostivar – një.

Please publish modules in offcanvas position.