Një shkupjan nuk e ka respektuar vetizolimin, vijon dënim prej 2.000 euro

Një shkupjan nuk e ka respektuar vetizolimin, vijon dënim prej 2.000 euro

Një banor i Shkupit është akuzuar për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Një shkupjan 33 vjeçar më 12 mars u kthye nga Franca dhe ka nënshkruar deklaratë për vetizolim. I akuzuari më 21 mars, gjatë kontrollit të policisë, nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, PTHP Shkup deri te Gjykata Themelore Penale Shkup dorëzoi Propozim për dhënie të urdhëresës ndëshkuese kundër një personi.

“I akuzuari, i moshës 33 vjeçare, më 12 mars është kthyer në vend pas qëndrimit në Francë si vend me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19 dhe ka nënshkruar deklaratë se do të izolohet në periudhën prej 14 ditësh. Megjithatë, ai nuk ka vepruar sipas dispozitave dhe urdhërave të Qeverisë me të cilat përcaktohen masat për zbulim ose parandalim të sëmundjes ngjitëse, dhe më 21 mars, gjatë kontrollit të kryer nga ana e nëpunësve policor të autorizuar, nuk është zënë në shtëpinë e tij”, citohet në kumtesë.

PTHP – Shkup, Gjykatës i ka propozuar të akuzuarit t’i caktojë dënim në para në vlerë prej 100 gjoba ditore me vlerë prej 20 euro në kundërvlerë të denarit.