Arifi: Dezinfektimi i tërësishëm i rrugës së butiqeve në Tetovë si dhe bulevardi i Ilindenit

Kryetraja e komunës së Tetovës , Teuta Arifi njofton se gajt natës së mbrëmshme është bërë dezinfektimi i tërësishëm i rrugës së butiqeve në Tetovë si dhe bulevardi i Ilindenit.

Përveç rrugëve dhe shtigjeve për këmbësorë janë larë dhe dezinfektuar hyrjet e lokaleve afariste, institucioneve si dhe hyrjet e njësive banesore dhe rezidenciale përgjatë këtyre rrugëve.

Me këtë praktikë do të vazhdohet edhe ditët në vijim në të gjitha rrugët në komunën e Tetovës.
#QëndroNëShtëpi #ShpëtoJetë – thotë Arifi