Filipçe: Sistemi nuk dështoi lidhur me mbrojtjen e shëndetit të personelit mjekësor

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se sistemi nuk ka dështuar lidhur me mbrojtjen e shëndetit të personelit mjekësor. Një pjesë e mirë e punonjësve shëndetësorë, siç potencon, praktikisht nuk janë të infektuar gjatë punës me pacientë, por nga kontaktet, të pavëmendshëm se kanë kontakt me të sëmurë.

“Mendoj se punonjësit shëndetësorë janë treguar se janë në krye të detyrës si dhe shumë herë deri më tani. Madje edhe mbi këtë nivel, duke pasur parasysh intensitetin me të cilin punon, jashtëzakonisht shkalla e lartë e sakrificës me të cilën e bëjnë këtë punë”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me këtë sa testime janë bërë pasi ka filluar kriza me pandeminë nga Kovid-19 në vend, Filipçe tha se në përfundim me ditën e djeshme gjithsej në Institutin për Shëndet Publik janë bërë afër 1.800, ndërsa së bashku me klinikat private afër 2.700 testime. Theksoi se në Institutin për Shëndet Publik nl ditë bëhen nga 200 deri 300 testime.

“Prej nesër për herë të parë është vënë në funksion laboratori i Institutit Veteriner ku do të bëhen 30 testime shtesë në ditë”, informoi ministri.

Filipçe theksoi se rreth 200 pacientë janë në shërim shtëpiak, ndërsa i pyetur çfarë nëse te dikush prej tyre vjen deri në përkeqësimin e gjendjes, u përgjigj se ta janë në komunikim të përditshëm edhe me mjekët amë dhe me mjekët në spital.

Në pyetjen e gazetarëve, te sa pacientë ka filluar terapia me “Sumamed” dhe ilaçin kundër malaries dhe nëse ka reagime pozitive në këtë terapi, ministri theksoi se ende është herët të tregohen rezultatet e terapisë.