Covid-19, gjithsej 1.532 shtetas tanë futen në vetizolim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e pandemisë së virusit korona (Covid-19)  me vendim të Inspektoratit shtetëror për sanitari dhe shëndetësi janë futur në izolim 579 qytetarë, kurse me vetë deklarate 953 qytetarë kanë pranuar të vetizolohen. Në karantinë shtetërore janë vendosur 361 qytetarë të ardhur nga vendet e treta!