Ismet Guri dhe Ejup Halimi dënohen me tre vite e gjysmë burg për “Titanik 3”

Ismet Guri dhe Ejup Halimi, të akuzuar në lëndën “Titanik 3”, janë fajtorë për shkak të asgjësimit të materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit, në vitin 2013, gjykatësja Maria Kletniçka sot i dënoi me nga tre vite e gjashtë muaj burg.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, Kletniçka tha se i akuzuari Guri është fajtor sepse gjatë zgjedhjeve lokale në Komunë të Çairit, në vitin 2013, së bashku me dëshmitarët Blerim Muhaxheri dhe Qani Toçi i kanë rishkruar procesverbalet nga votimi. Përderisa i akuzuari Alimi, është fajtor sepse ka ndërmarrë veprime kundërligjore për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Njëherit, gjykatësja theksoi se përfaqësuesi i aktakuzës pati të drejtë të vendosë se kush do të përfshihet me aktakuzën, përkatësisht personat Muhaxheri dhe Toçi në këtë lëndë ishin prezantuar si dëshmitarë.

MK f00ef