Osmani: Shtabet e krizave për ballafaqim me covid-19të formohen në nivel të komuniteteve lokale

Në Sekretariatin për Çështje Evropiane u mbajt mbledhja konstituive e Trupit Koordinues për koordinim të shtabeve në njësitë e vetëqeverisjes lokale (komunave dhe qytetit të Shkupit), për ballafaqimin me kanosjen nga COVID 19.

Në rolin e Koordinuesit kryesor me trupin, kryesoi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

Krahas konkluzioneve të rregullta për konstituimin e punës së trupit dhe përcaktimin e fushëveprimit të tij, që në mbledhjen e parë konstituive, Trupi Koordinues solli vendim që t’i obligojë komunat, për formimin e menjëhershëm të shtabeve të veçanta për ballafaqim me sfidat e epidemisë, edhe atë, krahas këtyre njësive të pushtetit lokal si trupa kompetent, po ashtu edhe në nivelin e komuniteteve lokale, me çka do të sigurohet koordinim më i afër me nevojat e qytetarëve dhe qasje më e afërt drejtpërdrejtë në terren.