Edhe këtë fundjavë ora policore do të nis nga ora 16:00

Derisa numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë po vazhdon të rritet, Alsat mëson se institucionet vendore kanë marrë vendim që edhe gjatë kësaj fundjave ora policore të nis nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e nesërme.

Personat mbi moshën 67 vjeçe do të mund të lëvizin deri në ora 11:00 kurse personat deri në moshën 18 vjeçe do të mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në ora 16:00.

Me leje për qarkullim gjatë orës policore mundet të lëvizin punëtorët, por rreptësisht vetëm në relacionin punë-shtëpi. Këtu përfshihen edhe punëtorët bujqësorë që kanë obligime sezonale.

Kushdo që shkel orën policore do të ndiqet penalisht për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Shkelësit mund të dënohen  me burg deri në 1 vit dhe me gjobë në të holla.