46 raste të reja me koronavirus, dy të vdekur në Klinikën Infektive

46 raste të reja me koronavirus, dy të vdekur në Klinikën Infektive

Në 24 orët e kaluara, dy pacientë kanë vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Janë regjistruar 46 raste të reja të koronavirusit në vend, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 arrin në 430 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy pacientë kanë vdekur në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile. Një pacient në moshën 70 vjeçare nga Kumanova, i cili kishte nga komorbiditetet, hipertension dhe sëmundje të zemrës, rezultati i tij nga Kovid-19 ende nuk është gati. Tjetri është një pacient i moshës 68-vjeçar nga një fshat në rrethinën e Tetovës që kishte hipertension arterial.

Nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, sot, me dy teste negative të kontrollit të Kovid-19 janë çregjistruar tre pacientë, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe largohen për në shtëpi.

Për sa i përket 46 rasteve të reja me koronavirus në vend, sipas qyteteve më shumë ka në Shkup-13 Kumanovë-23, Dibër-2, Prilep-1, Tetovë-2, Veles-2, Gostivar-1, Gjevgjeli-2.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në:

  • Shkup – 208
  • Kumanovë -85
  • Dibër – 49
  • Shtip 15
  • Prilep – 22
  • Tetovë – 15
  • Strugë – 9
  • Veles – 8
  • Manastir – 4
  • Ohër – 3
  • Kavadar – 2
  • Gostivar – 2
  • Gjevgjeli – 4
  • Strumicë – 1
  • Kriva Pallankë – 2
  • Koçan – 1

Gjatë 24 orëve të kaluara, janë kryer 389 teste, nga të cilët përmes ISHP-222. Përmes Fakultetit të Veterinarisë – 13, Avicena – 22, Biotek – 20 dhe Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 112. Deri më tani në vend janë kryer 4.506 teste të Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu informoi se në mesin e rasteve të konfirmuara nga Kumanova, ka raste të reja të konfirmuara të punonjësve të shëndetit që janë pozitiv në Kovid-19 nga spitali i Kumanovës, për të cilët ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të informojë gjithashtu në konferencën e rregullt për shtyp.