Në Kumanovë deri tani nga Kovid-19 janë infektuar 85 persona, prej të cilëve 11 janë personel mjekësor

Njëmbëdhjetë persona mjekësorë nga spitali i Kumanovës janë pozitivë me koronavirus. Dhe një teknik mjekësor është pozitiv me koronavirus nga Klinika e Sëmundjeve Infektive. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe potencoi se për këtë shkak, janë dërguar dy mjekë, një nga Shkupi dhe një nga spitali në Shtip, të cilët në këtë moment do të organizojnë punën e këtij reparti jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Ministria e Shëndetësisë, siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, do të përpilojë plan për punë pa pengesa edhe të institucioneve shëndetësore në rajonin e Komunës së Kumanovës.

Qeveria e pranoi informacionin e Komisionit për sëmundje infektive e cila rekomandon të gjithë të punësuarit në sistemin shëndetësor që janë nga Kumanova, ndërsa punojnë nëpër qytetet tjera, të jenë në dispozicion të spitalit në Kumanovë.

Do të përcaktohen infektolgë prej qyteteve tjera në rajon, Kriva Pallanka dhe Kratova, të cilët do të tërhiqen të punojnë në Qendrën e Shëndetit Publik në Kumanovë.

Personeli shëndetësor që do të angazhohet shtesë, do të punojë më së shumti 14 ditë, pastaj do të zëvendësohet me ekip të ri sipas sistemit të rotacionit.

Krahas personelit mjekësor nga Spitali i Kumanovës, siç deklaroi dje Filipçe, në Klinikën Infektive ka një teknik mjekësor pozitiv në koronavirus, i cili ka pasqyrë klinike të pneumonisë në mushkëri.

“Është bërë edhe një anketë epidemiologjike familjare dhe mes të punësuarve dhe në përputhje me këtë do të veprohet që të organizohet pjesa e punës në pavijonin ku ai punonte në kuadër të Klinikës. Vetëm nga familja tani po bisedohet në detaje me gruan e tij që të analizohen edhe kontaktet eventuale shtesë, private si kontakte fillestare nga anketa epidemiologjike”, tha ministri i Shëndetësisë.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive aktualisht janë hospitalizuar 67 pacientë, 10 prej të cilëve kanë pasqyrë të rëndë klinike, ndërsa pjesa tjetër me të mesme dhe të lehtë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në faqen e tij të fejsbukut u rekomandoi punonjësve shëndetësor të kenë kujdes dhe ta ruajnë veten këtë periudhë të koronavirusit.

“Kolegë, punonjës shëndetësor – mos harroni të kujdeseni për veten gjatë kësaj periudhe. Hani mjaftueshëm, pushoni sa të mundeni dhe qëndroni në kontakt me të afërmit tuaj. Jini të kujdesshëm, ruani veten!”, ka shkruar Filipçe.

Në vend deri tani janë bërë 4.506 teste të Kovid 19, ndërsa pozitiv në virus janë 430 persona.

Sipas vendbanimit ka raste në Shkup -208, Kumanovë- 85, Dibër-49, Shtip-15, Prilep-22, Tetovë-15, Strugë-9, Veles-8, Manastir-4, Ohër-3, Kavadar-2, Gostivar-2, Gjevgjeli-4, Strumicë-1, Kriva Pallankë-2 dhe në Koçan-1.