53 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Gjatë ditë së sotme janë vërtetuar 53 raste të reja me të infektuar me Covid-19 dhe numri në total i të infektuarve është 483 raste.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për Sëmundje Infektive humbën jetën dy pacientë, një grua nga Struga 71 vjeçare dhe një burë nga Kumanova i cili u hospitalizua me gjendje të rëndë shëndetësore.

Instituti për Shëndet Publik bëri të ditur për dy raste të vdekjeve, një banor i Velesit i cili humbi jetën para ditësh ka rezultuar pozitiv në testimin për coronavirus. MSH rikujton se pacienti që humbi jetën në Kumanovë më 2 prill, gjithashtu ka qenë i infektuar me Covid-19.

Me këtë janë evidentuar pesë raste të reja të vdekjeve nga coronavirusi në Maqedoni.

Momentalisht në Klinikën Infektive të hospitalizuar janë 61 pacientë ndërsa rastet nga 53 rastet e reja 13 janë në Shkup, 8 në Kumanovë, Shtip 5, Prilep 2, Struga 14, Tetova 2, Velesi 1, Gostivari 2 dhe Koçani 6