72 raste të reja pozitive ndaj koronavirusit, një i vdekur, deri më tani gjithsej 555 të infektuar

72 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, një person ka vdekur, ndërsa tre persona janë shëruar dhe sot dalin nga Klinika për Sëmundje Infektive, publikoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Personi i vdekur është një burrë nga Llabunishta e Strugës i moshës 63-vjeçare i sjellë në Klinikë me pasqyrë të rëndë klinike dhe ka vdekur disa orë pas pranimit.

Nga personat e spodiagnostifikuar në Shkup janë 14, Kumanovë 21, Shtip 1, Prilep 9, Tetovë 12, Strugë 1, Veles 1, Manastir 2, Gostivar 1, Radovish 1, Krushevë 2, Koçan 7. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me KOVID-19 sot është 555 persona.

“Nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile me dy teste negative, sot largohen tre pacientë. Në klinikë disa orë pas pranimit në spital, vdiq një burrë nga Llabunishta (Strugë) i moshës 63-vjeçare i sjellë në klinikë me pasqyrë klinike të rëndë. Për momentin në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 74 pacientë, 15 me pasqyrë klinike të rëndë, 11 në ventilim mekanik, pacientët e tjerë janë stabil”, thekson Filipçe.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup – 235, Kumanovë – 114, Dibër – 49, Shtip – 19, Prilep – 33, Tetovë – 29, Strugë – 24, Veles – 10, Manastir – 6, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 4, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 2, Radovish – 3, Krushevë – 2 dhe Koçan – 14.