Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar katër viktima nga Kovid-19. 2 viktima janë nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 1 nga Tetova. Ndërkohë që 16 pacientë tanimë rezultojnë të shëruar.  Ndërkohë që janë kryer gjithsejtë 512 teste dhe pozitiv kanë rezultuar 19 persona.

Katër viktima nga Kovid-19 në 24 orët e fundit, 19 raste te reja dhe 16 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar katër viktima nga Kovid-19. 2 viktima janë nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 1 nga Tetova. Ndërkohë që 16 pacientë tanimë rezultojnë të shëruar.  Ndërkohë që janë kryer gjithsejtë 512 teste dhe pozitiv kanë rezultuar 19 persona.

Raste e të infektuarve janë 11 në Shkup, 2 në Kumanovë, 1 në Prilep në Tetovë, 1 në Veles, në Gostivar 1, në Strumicë 1 dhe në Vinicë 1.

Janë regjistruar edhe katër viktima, një 65-vjeçare dhe një 71-vjeçar nga Shkupi, një 73-vjeçar nga Tetova dhe një 41-vjeçar nga Prilepi

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit , 223 teste janë skrining në kopshte dhe nuk ka asnjë pozitive. Nga 1131 testet e kryera mbi punonjësit e kopshteve deri më tani, është konfirmuar vetëm një rast pozitiv i COVID -19 në Manastir.

Në spitalin "8 Shtatori"ndërroi jetë një paciente nga Shkupi (65 vjeçare ), një pacient nga Shkupi (71 vjeçar), i hospitalizuar me 16 maj dhe një pacient nga Tetova (73 vjeçar) i hospitalizuar nga 11 maji . Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile ndërroi një pacient nga Prilepi (41 vjeçar) i cili u trajtua në klinikë për më shumë se 40 ditë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1858, numri i pacientëve të shëruar është 1367, numri atyre që humbën jetën është 110 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 381.