DPHM: Sonte reshje të rrëmbyeshme shiu, nesër më freskët dhe shi

DPHM për nesër paralajmëron mot me vranësira dhe dukshëm më të freskët, me erë herë pas here të fuqishme veriore. Do të ketë edhe reshje shiu, sidomos në mëngjes, dhe në pjesët jugore do të jetë lokalisht i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Nga e premtja, moti do të jetë stabil me erë mesatare të veriut, ndërsa nga fillimi i javës tjetër do të ketë kushte për shi lokal.

Sipas DPHM, sot në orët e mbëmjes dhe në orët e natës në shumë vende pritet moti i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Lokalisht, do të ketë kushte për stuhi me erë dhe breshër. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 31 gradë