Zgjedhjet, Presidenti pret përafrim të qëndrimeve partiake

Nuk do të ketë takim të ri liderësh, derisa nuk ka përafrim të qëndrimeve mbi datën e zgjedhjeve. Ky qëndrim i kabinetit të presidentit Stevo Pendarovski vjen pak ditë pas takimit të liderëve, nga i cili nuk doli datë për zgjedhje. Kabineti i Pendarovskit nuk komenton paralajmërimet e LSDM-së për zgjedhje pa opozitën.

KABINETI I PRESIDENTIT

“Presidenti është i gatshëm të thërras takim të ri në momentin që vlerësohet se ka përafrim të qëndrimeve. Qëndrimi i gjitha partive politike është se data e zgjedhjeve duhet caktuar me konsensus dhe duhet pasur proces gjithëpërfshirës”.

“Takim të ri pas përafrimit të qëndrimeve” – “Datë me konsensus, proces inkluziv”

Por dy partitë e bllokut politik maqedonas pranojnë se nuk po punohet mbi përafrimin e qëndrimeve. VMRO-DPMNE-ja kërkon që negociatat t’i nisë LSDM-ja.

Për momentin nuk ka përafrim të qëndrimeve, por derisa ka ndonjë nismë nga ana tjetër do të ishte e mundur. Neve në rend të parë kemi shëndetin e qytetarëve, pastaj zgjedhjet- deklaroi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja i jep ultimatum opozitës për marrëveshje mbi datën e zgjedhjeve.

“Marrëveshja për datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është e mundur derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Pas saj në fuqi hyn ligji i cili zgjedhjet i parashikon më 21 qershor- pohoi Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.

LSDM kërkon zgjedhje më 21 qershor, ndërsa VMRO-DPMNE-ja propozo fundin e gushtit, fillimin e shtatorit.