Kuvendi debaton rreth propozim ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit

Kuvendi debaton rreth propozim ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit

Kuvendi i Republiksë së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 85-të e vazhdoi debatin rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit të propozuar nga opozita.

Ndryshimet e propozuara dhe plotësimet sipas opozitës janë në drejtim të miratimit të ligjit më funksional për mbrojtje nga pirja e duhanit, i cili do t'i precizojë vendet e cakuara për pirje të duhanit në objektet hotelierike. Për shumicën në Parlament, ligji i propozuar është jo i plotë, populist, joevropian dhe kundër interesit të përgjithshëm të qytetarëve.

Debati për këtë propozim ligj do të vazhdojë nesër.

Paraprakisht, pasdite në kuadër të seancës së 85-të, shumica parlamentare nuk e miratoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit të propozuar nga opozita.