Orën policore e kanë shkelur gjithsej 4783 qytetarë, 816 për momentin janë në karantinë shtetërore

Që nga 22 marsi, kur u vendos, përfshirë me sot gjithsej 4,783 qytetarë nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes (orën policore), ndërsa 3.110 prej tyre janë arrestuar nga policia. Deri më tani, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) janë ngritur gjithsej 2.630 kallëzime penale për 3,137 vepra penale kundër 3,412 autorë të krimit. Shumica e tyre janë nga zona e SPB -Shkup dhe SPB- Manastir, ndërsa më të disiplinuarit ishin qytetarët që janë nën SPB- Veles dhe SPB -Kumanovë, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Sa i përket respektimit të masave për izolim dhe vetizolim, janë ngritur 127 akuza për 150 vepra penale kundër 169 autorëve, ndërsa për detyrimin për mbajtje të mbrojtjes personale, deri më tani janë bërë gjithsej 1973 shkelje.

Që nga fillimi i epidemisë, 5030 persona janë vendosur në karantinë shtetërore, ndërsa aktualisht 816 persona janë akomoduar në 11 objekte. Në Shkup – në hotelet Ambasador, Ibis, VIP, Opera haus dhe Vodno e Mesme, në Kodrën e Diellit – në hotelet Slavej dhe Arena, në Mavrovë – në h. Makpetrol, në Ohër – në apartamente Luks dhe Klimentica, në Strugë – në h. Drim dhe në Veles – në h. Mali i Zi.

Fluturimet humanitare me të cilat qytetarët kthehen në vend, tha Çulev, janë nën juridiksionin e MPJ-së, por ai është i informuar se 26 persona duhet të arrijnë përmes Sofjes në mënyrë të organizuar, ndërsa më 3 maj nga Arabia Saudite përmes Tiranës duhet të arrijnë 30 shtetas të Maqedonisë.

Departamenti për Krimin Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në periudhën e kaluar ka vepruar mbas 57 ngjarjeve për gjuhën e urrejtjes në lidhje me KOVID-19 dhe mbi këtë bazë deri te PTHP-ja janë paraqitur 33 njoftime dhe dy kallëzime penale.

Lidhur me rastet e dhunës në familje gjatë orës policore, Çulev kumtoi se nga 12 prilli deri më 12 maj 2020, Ministria e Punëve të Brendshme ka paraqitur akuza për 85 vepra penale në familje, shumica e të cilave ishin nën juridiksionin e SPB Shkup, Ohër dhe Strumicë. Shtesë, ka edhe 49 shkelje ndaj 54 autorëve, si dhe janë konstatuar 373 ankesa nga qytetarët për dhunën në familje. Kjo, tha Çulev, është rritje prej 44.6 për qind në bazë të ankesave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, lëvizja e kufizuar ka kontribuar në rreth 40 për qind në zvogëlimin e numri të aksidenteve, veçanërisht me pasoja të rënda.

Në konferencën për shtyp, Çulev theksoi se edhe përkundër zvogëlimit të masave kufizuese që synojnë ballafaqimin me pandeminë, nuk duhet të harrohet që virusi është akoma i pranishëm në vendin tonë dhe, siç tha ai, nuk lejon që jeta jonë e përditshme të kthehet plotësisht në normale.

“Prandaj, bëj thirrje që ta mbajmë nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe disiplinës dhe t’i respektojmë masat dhe vendimet e Qeverisë për përdorim të detyrueshëm të pajisjeve personale, për grupimin dhe mbajtjen e distancës fizike. MPB-ja mbetet e përkushtuar t’i kontrollojë këto vendime të Qeverisë dhe ta mbrojë shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, tha Çulev në konferencë për shtyp duke i falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre të përgjegjshme dhe kontributin e policisë në ballafaqimin e pandemisë.

MPB-ja ishte e angazhuar në kontrollin për zbatimin e vendimeve të qeverisë, kontrollin e personave në izolim dhe vetizolim, sigurimin e karantinave shtetërore, sjelljen e personave që kthehen me konvoj humanitare. Për shkak të gjitha detyrimeve, ministri resor kërkoi nga Qeveria që anëtarët e qeverisë të shpërblehen në para.