MPB: Për 70 persona janë dhënë vendime për izolim, janë regjistruar 461 shkelje për mosmbajtje të maskave

Gjatë 24 orëve të fundit, 70 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 62 nënshkruan deklarata për vetëizolim.

Siç informoi MPB, nëpunësit policorë kryen kontrolle tek persona në izolim dhe vetëizolim, me ç’rast janë evidentuar dy të cilët nuk e kanë respektuar masën.

Për mosmbajtje të maskës janë regjistruar 461 kundërvajtje.