Ndërron jetë punonjësi shëndetësor i infektuar me Kovid-19

Farmacisti nga rajoni i Strugës është rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi të një punonjësi shëndetësorë në vend, njoftojnë nga Oda e Farmacistëve të Maqedonisë së Veriut.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, bëhet fjalë për Petar Mojsoski, nga fshati Podgorcë, i cili ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Nga Oda e Farmacistëve njoftojnë se kolegu i tyre është infektuar me Kovid-19, deri sa ka qenë në vendin e tij të punës, në barnatore.