38 raste të reja me Kovid-19, tre të vdekur

38 raste të reja me Kovid-19, tre të vdekur

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 38 raste të reja – pozitivë me koronavirus dhe 16 pacientë të shëruar. Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë dy persona, ndërsa tek personi i tretë koronaviorusi është zbuluar pas vdekjes.

“Instituti për shëndet publik regjistroi 16 pacientë të shëruar në Shkup – 1, Kumanovë – 1, Prilep – 4, Veles – 9, Manastir – 1. Ndërruan jetë dy pacientë nga Tetova. Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ndërroi jetë pacienti 74-vjeçar, i mjekuar në klinikë nga 21 maji. Në SPQ “8 Shtatori” ndërroi jetë pacienti i moshës 57 vjeç, i hospitalizuar më 23 maj. Në Institut, nga spitali Remedika, për analizë ka arritur strishoja post mortum i pacientit nga Shkupi (53) dhe i njejti ishte pozitiv me koronavirus”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë bërë 560 testime, ndërkaq janë regjistruar 38 raste të reja me kovid-19, dhe atë në: Shkup-24, Kumanovë-4, Shtip-4, Tetovë-3, Manastir-1, Negotinë-2.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2077, numri i pacientëve të shëruar është 1486, i të vdekurve 122, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 469. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve:

• Shkup – 771, aktivë 232
• Kumanovë – 442, aktivë 36
• Dibër – 51, aktivë 0
• Shtip-54, aktivë 19
• Prilep –211, aktivë 43
• Tetovë – 182, aktivë 71
• Strugë – 77, aktivë 9
• Veles – 128, aktivë 31
• Manastir –29, aktivë 7
• Оhër –23, aktivë 8
• Кavadar – 5, aktivë 0
• Gostivar –22, aktivë 4
• Gjevgjeli – 4, aktivë 0
• Strumicë – 3, aktivë 1
• Кriva Pallankë- 6, aktivë 0
• Radovish – 4, aktivë 0
• Кrushevë – 3, aktivë 0
• Кoçan – 31, aktivë 0
• Probishtip – 2, aktivë 0
• Kërçovë – 2, aktivë 0
• Negotinë -12, aktivë 5 (7 persona të sëmurë nga Negotina banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1, aktivë 0
• Makedonski Brod – 2, aktivë 0
• Pehçevë- 3, aktivë 0
• Dellçevë-1, aktivë 0
• Vallandovë -1, aktivë 0
• Vinicë – 3, aktivë 1
• Кratovë-2, aktivë 1
• Berovë-1, aktivë 0
• Sveti Nikole-1, aktivë 1

560 testet e bëra janë përmes: ISHP – 226, Fakulteti i Veterinarisë – 29, Avicena – 18, Biotek – 73, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) 43, Sistina me metodë PCR – 60 dhe ASHAM – 111. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 27023 testime për Kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit 168 teste janë në suaza të skriningut. Testimet janë bërë përmes Qendrave për Shëndet Publik në Kumanovë dhe Shkup në dhe nuk janë regjistruar raste pozitive me virusin.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile gjatë 24 orëve janë pranuar 3 pacientë të rinj, të hospitalizuar janë gjithsej 47 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 20, në ventilim mekanik është një pacient.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 9 raste të reja, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 29 pacientë. Në respirator janë gjashtë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë janë edhe 8 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 5 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqen edhe 3 pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 9 pacientë, në mjekim shtëpiak ndiqen 7 pacientë. Në repartet infektive në Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër janë hospitalizuar 38 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19.