52 raste të reja me KOVID-19, katër të vdekur dhe 30 të shëruar

52 raste të reja me KOVID-19, katër të vdekur dhe 30 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 52 raste të reja – pozitivë me koronavirus dhe 30 pacientë të shëruar. Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë 4 persona, dy në Klinikën për sëmundje infektive dhe dy në SPQ “8 Shtatori”.

“Instituti për shëndet publik regjistroi 30 pacientë të shëruar në: Shkup – 16,Tetovë-10, Veles-1, Ohër-2, Kratovë-1. Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ndërruani jetë dy pacientë, pacienti nga Shkupi (73), i pranuar në klinikë më 21 maj dhe pacienti nga Velesi (82) i hospitalizuar më 22 maj. Në SPQ “8 Shtatori” ndërroi jetë pacientja nga Shkupi (76) e pranuar më 21 maj dhe pacientja nga Tetova (55) e pranuar më 27 maj. Në 24 orët e fundit janë bërë 661 testime, ndërkaq janë regjistruar 52 raste të reja me kovid-19, dhe atë në: Shkup-26, Kumanovë-6, Shtip-7, Tetovë-9, Strugë-2, Veles-1, Koçan-1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2129, numri i pacientëve të shëruar është 1516, i të vdekurve 126, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 487. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve:

• Shkup – 797, aktivë 240
• Kumanovë – 448, aktivë 42
• Dibër – 51, aktivë 0
• Shtip-61, aktivë 26
• Prilep –211, aktivë 43
• Tetovë – 191, aktivë 69
• Strugë – 79, aktivë 11
• Veles – 129, aktivë 30
• Manastir –28, aktivë 6
• Оhër –23, aktivë 6
• Кavadar – 5, aktivë 0
• Gostivar –22, aktivë 4
• Gjevgjeli – 4, aktivë 0
• Strumicë – 3, aktivë 1
• Кriva Pallankë- 6, aktivë 0
• Radovish – 4, aktivë 0
• Кrushevë – 3, aktivë 0
• Кoçan – 32, aktivë 1
• Probishtip – 2, aktivë 0
• Kërçovë – 3, aktivë 1
• Negotinë -12, aktivë 5 (7 persona të sëmurë nga Negotina banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1, aktivë 0
• Makedonski Brod – 2, aktivë 0
• Pehçevë- 3, aktivë 0
• Dellçevë-1, aktivë 0
• Vallandovë -1, aktivë 0
• Vinicë – 3, aktivë 1
• Кratovë-2, aktivë 0
• Berovë-1, aktivë 0
• Sveti Nikole-1, aktivë 1

Rasti i ri pozitiv i evidentuar dje në Manastir është banor i Kërçovës dhe në mënyrë adekuate është notuar në raportin e sotëm.

661 testet e bëra janë përmes: ISHP – 289, Avicena – 39, Biotek – 44, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) 61, Sistina me metodë PCR – 116 dhe ASHAM – 112. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 27684 testime për Kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit 124 teste janë në suaza të skriningut. Testimet janë bërë përmes Qendrave për Shëndet Publik në Tetovë, Veles, Kumanovë dhe Shkup dhe janë regjistruar dy raste pozitive me virusin në kopshte në Shkup dhe Kumanovë.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile gjatë 24 orëve është pranuar një pacient, të hospitalizuar janë gjithsej 43 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 17, në ventilim mekanik është një pacient.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 6 raste të reja, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 28 pacientë. Në respirator janë gjashtë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë janë edhe 7 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 6 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqen edhe 3 pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 11 pacientë, në mjekim shtëpiak ndiqen 11 pacientë. Në repartet infektive në Veles, Kumanovë, Prilep janë hospitalizuar 30 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19.