Gjashtëdhjetë e dy raste të reja me KOVID-19 dhe dy të vdekur

Gjashtëdhjetë e dy raste të reja me KOVID-19 dhe dy të vdekur

Janë regjistruar 62 raste të reja me Kovid-19, në Shkup 24, në Kumanovë 2, në Shtip 14, Tetovë 12, Strugë 4, Veles, Koçan dhe Vallandovë nga një si dhe në Gostivar 3.

Në spitalin “8 shtatori” ka vdekur një pacient nga Struga (60) i pranuar më 22 maj, ndërsa është evidentuar edhe një pacient nga Gostivari (64) i pranuar dhe i vdekur në spitalin e Gostivarit më 29 maj për të cilin testi ka treguar rezultat pozitiv.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë bërë 771 teste, ndërsa në ISHP janë regjistruar 17 të shëruar, në Shkup 5, Tetovë 9 dhe nga një në Kumanovë, Manastir dhe Gostivar.

Në Shkup sot janë regjistruar 24 raste të reja: në Butel 6, Çair 11, Gazi Babë një dhe nga dy në Karposh, Aerodrom dhe Saraj.

Numri total i personave të diagnostikuar me Kovid në vend nga fillimi i epidemisë arrin 2.226, numri i pacientëve të shëruar është 1552, atyre të vdekur 133, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 541. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është si vijon:

• Shkup – 841, aktiv 267
• Kumanovë – 455, aktiv 45
• Dibër – 51, aktiv 0
• Shtip – 76, aktiv 41
• Prilep-211, aktiv 41
• Tetovë – 210, aktiv 78
• Strugë – 84, aktiv 14
• Veles – 130, aktiv 30
• Manastir –28, aktiv 3
• Ohër –23, aktiv 6
• Kavadar – 5, aktiv 0
• Gostivar –26, aktiv 6
• Gjevgjeli – 4, aktiv 0
• Strumicë – 3, aktive 1
• Kriva Pallankë – 6, aktiv 0
• Radovish – 4, aktiv 0
• Krushevë – 3, aktiv 0
• Koçan – 33, aktiv 2
• Probishtip – 2, aktiv 0
• Kërçovë – 3, aktiv 1
• Negotinë -12, 3 aktiv (7 pacientë janë banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1, aktiv 0
• Makedonski Brod – 2, aktiv 0
• Pehçevë- 3, aktiv 0
• Dellçevë-1, aktiv 0
• Vallandovë -2, aktiv 1
• Vinicë – 3, aktiv 1
• Kratovë-2, aktiv 0
• Berovë-1, aktiv 0
• Sveti Nikollë-1, aktiv 1.

Janë bërë 771 teste përmes: ISHP – 447, QSHP Shkup-15, Avicena – 27, Biotek – 92, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) 6, Sistinë me metodën PCR – 70 dhe ASHAM – 114. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 29.575 testime për Kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit 221 testime janë në suaza të skriningut në kopshte dhe institucione gerontologjike. Testimet janë bërë përmes Qendrave të Shëndetit Publik në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Shkup dhe nuk ka raste pozitive nga skriningu. Deri më tani, në kuadër të skriningut janë kryer 3723 teste, ndërsa janë konfirmuar gjithsej 6 raste pozitive të Kovid-19.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile gjatë 24 orëve janë pranuar 5 pacientë, të hospitalizuar janë gjithsej 44 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 6 , ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 35 pacientë. Në respirator janë 6, ndërsa me pasqyrë më të rëndë janë ende 10 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 2 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqet 1 pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 15 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen 11 pacientë. Në repartet infektive në Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë të hospitalizuar 28 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19.