Virusi korona izolon disa funksionarë shtetërorë

Pas njoftimit të nënkryetarit të LSDM-së Muhamet Zeqiri se është i infektuar me virusin korona, edhe drejtoresha e të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska bëri të ditur se ka rezultuar pozitive për Covid 19.

Pas lajmit që e publikoi shoku Muhamed Zekiri, dhe për shkak të takimeve të punës që kemi pasur, bëra test për Covid-19 dhe rezultati është pozitiv. Nuk kam simptome dhe tashmë jam në izolim shtëpiak. Nuk mund të jem e sigurt se në çfarë mënyre e kam marrë virusin, por të gjitha kontaktet që kam pasur ditëve të fundit kanë qenë në përputhje me masat mbrojtëse”- shkroi Sanja Llukarevska, drejtore e DAP.

Edhe një pjesë tjetër e funksionarëve të LSDM-së dhe Qeverisë njoftuan se pas takimit me Zeqirin janë në vetë izolim. Në rrjetet sociale këtë e njoftuan zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska dhe Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.

Gjatë javës së kaluar kemi pasur një takim të përbashkët ku ishim të gjithë me pajisje mbrojtëse dhe në distancën e rekomanduar. Sidoqoftë, sipas anketës epidemiologjike, unë përfundimisht do të jem në izolim deri më 9 qershor”-pohoi Milla Carovska, zv /kryeministre për Çështje Ekonomike.

Sipas rekomandimeve të epidemiologëve, për shkak të takimit me shokun dhe kolegun tim Muhamed Zekiri, në nëntë ditët e ardhshme do të jem në vet izolim”, theksoi Damjan Mançevski, Ministëri Shoqërisë Informatike dhe Administratës.