MSH: Qytetarët t’i respektojnë në tërësi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi

MSH: Qytetarët t’i respektojnë në tërësi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë sot apelon te qytetarët t’i respektojnë  në tërësi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.

Respektimi i masave do të mundësojë  dalje më të shpejtë nga kriza shëndetësore, potencojnë nga Ministria,  duke bërë thirrje qytetarët t’u përmbahen  grupimeve dhe ta mbajnë distancën e nevojshme.

“Të mbajmë pajisje mbrojtëse dhe t’i lajmë duart shpesh dhe t’i dezinfektojmë. Të jemi të kujdesshëm dhe ta mbrojmë shëndetin personal, por edhe atë kolektiv”, porosisin nga MSH.

Përkujtojnë që në pres konferencën e djeshme ministri  i Shëndetësisë Venko Filipçe ka potencuar  të gjithë qytetarët  të japin informata të sakta  dhe të vërteta në institucionet kompetente, ndërsa MPB në mënyrë më intensive të kryejë kontrolle në terren.

“Të gjithë duhet të bashkangjiten, pa përjashtim të rekomandimeve, në tërësi dhe të vërteta t’i japin informatat te kompetentët. Me fshehje dhe me dhënie të  të dhënave të pavërteta nuk arrihet asgjë, as nuk do të mbrohet dikush nga sëmundja, por e kundërta, veten dhe të afërmit e tij i vë në rrezik  të madh. Apeloj edhe njëherë deri te MPB  në mënyrë më intensive të bëhen kontrolle në terren”, tha Filipçe.