Policia ka qenë tolerante ndaj personave që janë hasur në autostradë gjatë orës policore

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska theksoi se policia e ka ndjekur turmën, që dje u krijua në autostrada pasi një numër i madh i qytetarëve të Shkupit u larguan nga qyteti me qëllim që ta shmangin orën policore e cila filloi prej mbrëmë prej orës 21:00 deri të hënën në orën 05:00 dhe kanë treguar mirëkuptim për personat e hasur në pagesat rrugore dhe në autostradë pas fillimit të restriksionit për lëvizje.

“Policia e ka ndjekur turmën e cila u krijua në rrugë dhe në autostradë dhe për këto arsye kemi pasur mirëkuptim për qytetarët të cilët në momentin kur ka filluar ora policore janë hasur, me atë që policia u ka rekomanduar që më shpejtë të shkojnë në destinacionet përfundimtare për ku ishin nisur, gjegjësisht ta respektojnë orën policore. Në një periudhë prej gjysmë ore kur janë hasur nuk janë shqiptuar masa vetëm janë paralajmëruar me shkrim”, theksoi Petrovska.